Bota e motorëve është tronditur nga vdekja tragjike e kampionit grek 19-vjeçar në kategorinë Crosscar, Konstantinos Takidellis, i cili mbrëmjen e së martës, kur në rrethana të paqarta, mjeti që drejtonte u rrëzua nga ura në rrugët Kymi dhe Kapodistriou dhe përfundoi në rrugë.
Sipas protothema.gr, aksidenti me fatalitet ka ndodhur në orët e vona të së martës, rreth orës 10:20, sipas një dëshmitari okular në Nea Joni, ku 19-vjeçari u gjend i vdekur nga forcat zjarrfikëse dhe një tjetër i plagosur rëndë, i cili ishte shoku i 19-vjeçarit Konstantinos, përcjell Demokracia.com.
Modeli i që drejtonte ishte gjenerata e mëparshme Ford Focus ST me motorin 2.5 litra me pesë cilindra.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të shpejtësisë së tepërt dhe humbjes së kontrollit të makinës.
Familja e tij, e cila prej dekadash është përfshirë në industrinë e makinave është e shkatërruar nga humbja e papritur e djalit të tyre, ndërsa Klubi i Garave të Sporteve Motorike shprehu ngushëllimet për humbjen në një status në rrjetet sociale./Demokracia.com/