Lajme
Aksidenti në Kroaci, MPJD: Një person në gjendje më të rëndë
Demokracia
16:03 | 26 Korrik 2021

Share:

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), ka bërë të ditur se një person është në gjendje më të rëndë shëndetësore për shkak të aksidentit të djeshëm në Kroaci.

Në njoftimin e MPJD-së thuhet se trajtimin mjekësor në spital do ta vazhdojnë 15 persona gjendja shëndetësore e të cilëve është stabile. Vetëm një rast është në gjendje më të rëndë.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), nga komunikimi me autoritetet kroate përmes ambasadës së Kosovës në Zagreb, lidhur me gjendjen e bashkatdhetarëve të aksidentuar dje në Sllavonski Brod, njofton opinionin publik se nga të dhënat e konfirmuara deri në orën 14:00, janë 26 persona në proces të lirimit nga spitali. Trajtimin mjekësor në spital do ta vazhdojnë 15 persona gjendja shëndetësore e të cilëve është stabile. Vetëm një rast është në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Kujtojmë se si pasojë e këtij aksidenti 10 perona kanë vdekur dhe mbi 40 kanë mbetë të lënduar./Demokracia.com/

Të ngjashme