Sport
Aksidenti në F1: Gjesti heroik i pilotit të Mercedes, lë garën për të ndihmuar kundërshtarin
Demokracia
20:21 | 03 Korrik 2022

Share:

Një aksident i frikshëm ka ndodhur sot në Formula 1.

Në startin e Çmimit të Madh të Britanisë dy pilotët, Rusell dhe Guany Joe u përfshinë në një përplasje kaotike.

Piloti kinez pësoi një goditje të fortë nga mbrapa e cila bëri që makina e tij të humbte kontrollin dhe të “fluturonte” në ajër duke u ndalur disa metra më larg e përmbysur.

Pamjet e para lanë të shtangur shikuesit të cilët menduan më të keqen.

Piloti i Mercedes, George Rusell u shqetësua menjëherë për Zhou dhe pamjet treguan se doli nga makina dhe iu drejtua menjëherë pilotit tjetër i cili ndodhej i bllokuar pas aksidentit, hoqi automjetin e tij dhe i drejtohej shokut të tij, i cili ishte bllokuar.

Të ngjashme