Një person është lënduar në aksidentin në Fushë Kosovë në të cilin janë përfshirë tri vetura, dy prej tyre të parkuara dhe një në lëvizje.
Rastin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 09:00, në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku rrugor. Në aksident janë përfshirë tri automjete( një e cila ka qenë në lëvizje dhe dy të parkuara). Si pasojë e aksidentit lëndime ka pësuar një person si dhe janë shkaktuar dëme materiale”, tha ajo.
Ahmeti tha më tej se me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal./Demokracia.com/
LEXO EDHE: