Lajme
Aksidenti mes trenit dhe veturës në Prishtinë, lëndohen dy persona
Demokracia
17:56 | 05 Maj 2023

Share:

Dy persona janë lënduar si pasojë e aksidentit mes një treni dhe një veture në Prishtinë.

Rastin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku, ku kanë qenë të përfshira një tren dhe një veturë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona”, tha Ahmeti.

Ajo tha më tej se personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rrugor./Demokracia.com/

Të ngjashme