Lajme
Aksidenti mes dy veturave në Vranidoll, Policia jep detaje
Demokracia
11:26 | 07 Shtator 2022

Share:

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 07:30 në Vranidoll, ku janë përfshirë dy vetura, ndërsa janë lënduar tre persona

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci.

Ai tha se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për hetimin e shkaqeve të këtij aksidenti.

“Deri më tani bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë dy automjete dhe për pasojë tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar në QKUK, për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, tha Borovci.

Të ngjashme