Lajme
Aksidenti me “G-Class”| Pas gruas, përkeqësohet edhe gjendja e Arjan Konomit, kalon në zonën e reaminacionit
Demokracia
23:30 | 10 Maj 2022

Share:

Gjendja e Arjan Konomit është përkeqësuar. Lajmin e ka bërë me dije një i afërmi i tij, i cili tha se Konomi ka kaluar sërish në zonën e reaminacionit në orën 19:00 të pasdites së sotme.

Më herët i njëjti lajm u dha dhe për bashkëshorten e tij, Vilma Konomi. U njoftua se gruaja ishte në gjendje më të rëndë dhe e pavetëdijshme.

Arjani dhe Vilma ndodhen në dy dhoma të ndryshme, ndërsa nuk dihet se si do të paraqitet gjendja e tyre shëndetësore në vijim.

Para dy ditëve Ajas Sulejmani përplasi te vijat e bardha në rrugën e Kavajës, çiftin Vilma dhe Arjan Konomi dhe foshnjën e tyre 3 muajsh.

 

Të ngjashme