Lajme
Aksidenti ku vdiqën 4 familjarë nga Prishtina: Krijohen debate për kujdestarinë e vajzës që shpëtoi
Demokracia
16:48 | 19 Janar 2021

Share:

14 janari 2020 ishte një ditë e zezë për familjen Avdiaj e cila përjetoi aksidentin fatal në Rubik të Shqipërisë.

Akisdent ky që i mori jetën katër familjarëve nga Kosova, bashkëshortëve Blerimit dhe Anjezës dhe dy fëmijëve Medinës dhe Klejdit, shkruan Demokracia.com

Nga ky aksident mbietoi 3 vjeçarja, Violeta e cila u trajtua në spitalin e Tiranës dhe tanimë është jashtë rrezikut për jetë.

Në një intervistë për emisionin ”Shqipëria live” Argjentina e motra e të ndjerit Blerimit dhe Zhaneta e bija kanë folur duke shprehur shqetësimin se tani ato nuk mund ta marrin Violetën e vogël në Zvicër sepse kanë frikë nga familja e Anjezës.

“Ne duam ta marrim motrën tonë në Zvicër, është gjaku jonë. Por, kemi frikë sepse nuk i njohëm të afërmit e Anjezës. Ne jetojmë në Zvicër dhe nuk kemi pasur kontakte me ta”, thotë Argentina Avdiaj./Demokracia.com

Të ngjashme