Kryediplomati i Kroacisë, Gordan Grlić Radman e ka telefonuar homologen e tij, Donika Gërvalla – Schëarz, pas aksidentit të rëndë të një autobusi me targa të Kosovës ku dyshohet për të paktën dhjetë viktima.
Radman përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter, ka thënë se i ka shprehur ngushëllimet Gërvallës për qytetarët nga Kosova, përcjell Demorkacia.com.
“Kam folur me ministren Donika Gërvalla dhe i kam shprehur ngushëllimet për viktimat dhe familjarët e tyre nga Kosova, pas aksidentit me autobus këtë mëngjes në Kroaci. Shpresoj që të plagosurit të shërohen shpejt”, ka thënë ai.
I spoke 📞 to 🇽🇰 Minister @gervallaschwarz and expressed my condolences to the people of 🇽🇰 and the families of the victims of the tragic bus accident that occurred this morning in #Croatia, as well as hope for a speedy recovery of the injured.
— Gordan Grlić Radman (@grlicradman) July 25, 2021
Lajmi do të përditësohet pas pak…/Demorkacia.com/