Lajme
Aksidenti i mbrëmshëm në Gjakovë ku vdiqën dy persona, policia jep detaje rreth rastit
Demokracia
11:10 | 19 Janar 2021

Share:

Policia e Kosovës ka konfirmuar se dje rreth orës 17:45 ka ndodhur një aksident në fshatin Ponoshec të Gjakovës, ku kanë humbur jetën dy persona.

Policia përmes raportit 24 orësh bën të ditur se aksidenti ka ndodhur mes dy veturave civile, e që për pasojë ka pasur edhe viktima, raporton Demokracia.com.

“Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të dy veturave civile. Deri te aksidenti ka ardhur kur i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë derisa ishte duke drejtuar veturën VË Golf me targa te Shqipërisë ka humbur kontrollin mbi veturën dhe është ndeshur me veturën tjetër VË Pasat me targa lokale qe drejtohej nga viktima mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit i dyshuari dhe një pasagjer i tij mashkull kosovar kane ndërruar jetë ne vendin e ngjarjes ndërsa viktima dhe një pasagjer tjetër kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar ne Spitalin e Gjakovës.”, thuhet në raport.

Policia në fund njofton se me vendim të prokurorit, trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjëksisë Ligjore për Obduksion./Demokracia.com

Të ngjashme