Lajme
Aksidenti fatal në Tërstenik, Lladrovci: Humbja e një të riu është dhimbje e rëndë për gjithë qytetarët e komunës ton
Demokracia
19:50 | 17 Prill 2025

Share:

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në fshatin Tërstenik të Drenasit ku një i ri ka humbur jetën.

Për këtë humbje të rëndë, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka ngushëlluar familjen Mulaj.

“Me trishtim të thellë kemi pranuar lajmin për aksidentin tragjik që ndodhi në fshatin Tërstenik, ku si pasojë ka humbur jetën djali juaj. Në këto çaste të dhimbshme, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe bashkëndjej me ju për këtë humbje të madhe. Humbja e një të riu është dhembje e rëndë jo vetëm për familjen, por për gjithë qytetarët e Komunës tonë. Zoti e mëshiroftë dhe ju dhëntë forcë e durim për ta përballuar këtë pikëllim”, thuhet në ngushëllimin e Lladrovcit.

Të ngjashme