Lajme
Aksidente trafiku në Tiranë, vdesin dy persona
Demokracia
13:11 | 27 Shkurt 2021

Share:

Dy aksidente tragjike kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në Tiranë, ku dy persona kanë humbur jetën.

Sipas raportit të policisë së Shqipërisë është arrestuar P. Rr., 43 vjeç, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Abedin Rexha”, ka aksidentuar shtetasen Gj. K, ku si pasojë e aksidentit e dëmtuara ka ndërruar jetë, përcjell Demokracia.com

Ndërkohë i arrestuari tjetër është A. T., 28 vjeç, pasi ditën e djeshme, në rrugën dytësore të autostradës “Tiranë-Durrës”, është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues R. K.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar R. K., i cili pas disa orësh, ka humbur jetën në spital.

Të ngjashme