Një lajm i trishtë ka ardhur nga futbolli anglez, pasi mesfushori anglez, Peter Whittingham ka ndërruar jetë në moshën 35 vjeçare.
Ish-futbollisti i Aston Villës, kishte pësuar goditje traumatike në kokë pasi u përplas në tokë duke ecur shkallëve të një kafeneje në Londër.
Kjo ngjarje kishte ndodhur në mars të vitit të kaluar, dhe që nga atëherë Whittingham ka qenë nën kujdesin e stafit mjekësor. Gjatë karrierës së tij 15 vjeçare në futboll, Whittingham ka luajtur për Aston Villa, Burnleyn, Derby Countyn, Cardiffin dhe Blackburnin. /Demokracia.com