Lajme
Aksident tragjik në rrugën e Arbrit, tre të vdekur dhe tre të plagosur
Demokracia
19:42 | 04 Janar 2023

Share:

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën e Arbrit, ku kanë humbur jetën 3 persona dhe 3 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Sipas policisë rreth orës 18:15, në aksin rrugor Fushë Bulqizë-Shupenzë, në vendin e quajtur ‘Ura e Gjoricës’, janë përfshirë në një aksident rrugor 2 automjete dhe për pasojë kanë humbur jetën në vendngjarje shtetasit K.I., dhe M.I. si dhe ka humbur jetën në spital shtetasja L.I.

Njoftimi:

Rreth orës 18:15, në aksin rrugor Fushë Bulqizë-Shupenzë, në vendin e quajtur ‘Ura e Gjoricës’, janë përfshirë në një aksident rrugor 2 automjete dhe për pasojë kanë humbur jetën në vendngjarje shtetasit K.I., dhe M.I. si dhe ka humbur jetën në spital shtetasja L.I.

Gjithashtu janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital shtetaset F.I., K.M., dhe shtetasit M.L., E.L., pasagjer në automjete.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes po punon zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Të ngjashme