Lajme
Aksident trafiku në Vushtrri, ka të lënduar
Demokracia
11:02 | 02 Shkurt 2021

Share:

Një veturë ka përfunduar jashtë rrugës në mëngjesin e sotëm në fshatin Maxhunaj të Vushtrrisë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Vushtrrisë, Avni Zahiti ka deklaruar për Demokracia.com se ka ndodhur një aksident në fshatin Maxhunaj të Vushtrrisë, ku kanë mbetur të lënduar dy persona.

”Aksident trafiku ka ndodhur në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, segmenti fshati Maxhunaj. Dhe si pasojë e daljes së veturës nga rruga, kanë mbetur dy persona të lënduar’‘-njofton Zahiti për Demokracia.com

Policia e Kosovës bën apel për kujdes të shtuar në komunikacion pasi si pasojë e reshjeve të shiut aksidentet janë më të shpeshta./Demokracia.com

Të ngjashme