Lajme
Aksident trafiku në Veternik, katër të lënduar
Demokracia
11:58 | 18 Janar 2021

Share:

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak momentesh në hyrje të autostradës në Veternik të Prishtinës.

Flora Ahmeti, nga Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës, ka konfirmuar se rreth orës 11:00 ka ndodhur një aksident trafiku në mes dy veturash në lagjen e Veternikut në Prishtinë, ku katër persona kanë pësuar lëndime.

“Është pranuar informata se rreth orës 11:00 ka ndodhur një aksident trafiku në mes dy veturash në lagjen Veterniku në Prishtinë. Si pasojë e aksidentit katër persona kanë pësuar lëndime. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me shkaqet që kanë sjellë deri te ky aksident”, njofton Ahmeti, përcjell Demokracia.com

Të ngjashme