Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak më parë në qendër të Prishtinës.
Në aksident është përfshirë një motoçikletë dhe veturë.
Si pasojë e këtij aksidenti raportohet edhe për të lënduar, i cili është dërguar për tretman mjekësor.
Lajmin e ka konfirmuar, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 14:20 në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha ajo.