Pesë persona janë lënduar në një aksident trafiku rreth një orë më parë në Podujevë.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për Demokracia.com
Ahmeti njoftoi se në këtë aksident u përfshinë dy vetura ku për pasojë mbeten pesë persona të lënduar të cilët u dërguan për trajtim mjekësor.
“Sot rreth orës 15:00 në fshatin Peran të Podujevës, ka ndodhë një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime trupore. Personat e lënduar janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor “, ka thënë Ahmeti.
Gjithashtu ajo ka shtuar se njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti./Demokracia.com/