Lajme
Aksident trafiku në Mitrovicë, vetura godet tre këmbësorë
Demokracia
16:37 | 04 Maj 2022
Ilustrim

Share:

Tre persona janë lënduar në Mitrovicë si pasojë e goditjeve që kanë marrë nga një veturë.

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë, ku një veturë ka goditur tre këmbësorë.

Si pasojë e aksidentit tre këmbësorët kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor.

Kjo është konfirmuar për Demokracia.com nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Sot rreth orës 14:00, në  rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë,  ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe tre (3) këmbësorëve. Si pasojë e aksidentit tre këmbësorët kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë  dërguar për trajtim  mjekësor”, ka thënë Zahiti.

Ai ka thënë se hetuesit e trafikut janë duke u marrë me rastin, përderisa nuk është bërë ë ditur nëse është arrestuar personi që ka goditur këmbësorët. /Demokracia.com/

Të ngjashme