Lajme
Aksident trafiku në Mitrovicë, lëndohen katër vajza
Demokracia
10:05 | 30 Maj 2022
Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se katër vajza kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti të ndodhur dielën në Mitrovicë.

Sipas policisë deri te aksidenti ka ardhur për shkak të mosmbajtjes së distancës së automjeteve të përfshira në aksident, përcjell Demokracia.com.

“AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME /Mitrovicë Jugu 29.05.2022 – 15:40. Raportohet se ka ndodhur një aksident trafiku midis dy veturave civile me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar dhe viktimën femër kosovare. Deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur për shkak të mos mbajtjes së distancës me ç ‘rast përveç dëmeve materiale, lëndime kanë pësuar katër viktima femra kosovare”, thuhet në raportin e PK-së.

Më tej thuhet se viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Mitrovicës. Rasti vazhdon të hetohet./Demokracia.com/

Të ngjashme