Lajme
Aksident trafiku në Klinë, përplasen dy vetura
Demokracia
15:43 | 13 Shkurt 2021

Share:

Para pak momentesh, dy vetura janë aksidentuar në Dollc të Klinës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi për Demokracia.com ka raportur se ka ndodhur një aksident mes dy veturash në Dollc të Klinës dhe për pasojë dy persona kanë mbetur të lënduar.

‘’Sot rreth orës 14:30 është raportuar për një akisdent trafiku mes dy veturash në Dollc të Klinës, dy persona kanë pësuar lëndime të lehta, dhe janë dërguar për trajtim mjekësor’’, njofton Gashi.

Reshjet e borës e kanë bërë të vështirë qarkullimin në komunikacion, e që edhe ky aksident ishte si pasojë e keqësimit të kushteve atmosferike./Demokracia.com

Të ngjashme