Lajme
Aksident trafiku në Dush të Klinës, tre të lënduar
Demokracia
19:20 | 31 Tetor 2022

Share:

Tre persona kanë mbetur të lënduar pas një aksidenti trafiku në Dush të Komunës së Klinës.

Lajmin e ka konfirmuar zyrtari i Policisë për Informim, Fadil Gashi.

“Rreth orës 17:00 policia është njoftuar për një aksident trafiku në Dush të Klinës. Aksidenti ka ndodhur ndërmjet dy veturave. Tre persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore. Pas trajtimit mjekësor, të tre ata janë liruar menjëherë në shtëpi”, ka thënë Gashi.

Të ngjashme