Lajme
Aksident trafiku në Durrës, humb jetën 57-vjeçari
Demokracia
09:23 | 13 Shkurt 2021

Share:

Një burrë rreth moshës 57 vjeçare ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të marra pasi u aksidentua një ditë më parë.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Xhafzotaj-Shijak, ku makina ka përplasur një 57-vjeçar që po lëvizte me biçikletë, përcjell Tch.

Si pasojë e plagëve të marra, burri ndërroi jetë në spital.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin D. K., 22 vjeç, banues në Katund i Ri, Durrës, sepse më datë 12.02.2021, në aksin rrugor Xhafzotaj-Shijak, ka aksidentuar biçiklistin, shtetasin F. B., 57 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Të ngjashme