Lajme
Aksident trafiku mes një veture dhe një këmbësori në Prishtinë
Demokracia
10:07 | 10 Shtator 2021

Share:

Një aksident trafiku ka ndodhur çaste më parë në mes të një automjeti dhe një këmbësori.

Rastin për Demokracia.com e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka njoftuar se si pasojë e aksidentit, këmbësori është dërguar për trajtim mjekësor.

‘’Sot rreth orës 09:30, në rrugën”Eqrem Çabej”,në Prishtinë, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të një automjeti dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit këmbësori, ka pësuar lëndime dhe i njejti është dërguar për trajtim mjekësor’’, njoftoi Ahmeti.

Ndërsa me rastin po merren hetuesit e trafikut rajonal./Demokracia.com/

Të ngjashme