Lajme
Aksident trafiku me fatalitet në rrugën Mitrovicë-Pejë
Demokracia
15:15 | 26 Korrik 2021

Share:

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti mes një veture dhe një motoçiklete në rrugën Mitrovicë-Pejë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi i emergjencës mjekësore  në vendin e ngjarjes, shkruan Demokracia.com.

“Një aksident trafiku me pasojë  fataliteti është raportuar sot rreth orës 11:00, në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë, përkatësisht në fshatin Qubrel. Në aksident është përfshirë një motoçikletë, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara ka humbur jetën ngasësi i motoçikletës  viktima  R. A., 55 vjeçar. Vdekjen e ka konstatuar ekipi i emergjencës mjekësore  në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftim.

Më tej policia ka njoftuar se nga hetimet e para të bëra në vendngjarje nga hetuesit e Njësisë së Trafikut Rajonal, bëhet e ditur se si shkaktar i aksidentit dyshohet të ketë qenë pakujdesia e ngasësit  të motoçikletës  duke mos përshtat shpejtësinë e lëvizjes ndaj kushteve   të rrugës./Demokracia.com/

Të ngjashme