Në mëngjesin e sotëm një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Gjilan.
Aksidenti ka ndodhur te Liqeni i Badocit ku një veturë është rrokullisur.
Përpos dëmeve materiale, nuk është raportuar për të lënduar.
“Sot rreth orës 9:40 në rrugën Prishtinë-Gjilan ka ndodhur në aksident trafiku, ku e përfshirë është një veturë. Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Njësiti i trafikut po merret me rastin”, ka thënë zëdhënësja e policisë së Prishtinës, Flora Ahmeti.