Një aksident trafiku ka ndodhur sot në orët e mbrëmjes në fshatin Torinë të Lipjanit.
Gazeta Express ka siguruar pamjet nga vendngjarja, ku kanë dalë njësitet e trafikut të Policisë së Kosovës si dhe autoambulanca.
Sipas informacioneve nga dëshmitarë në vendin e ngjarjes, aksidenti është shkaktuar si pasojë e përplasjes së dy veturave me njëra-tjetrën.
Demokracia.com ka kërkuar të ketë informacione nga Policia e Kosovës në lidhje me aksidentin që ka ndodhur në fshatin Torinë të Lipjanit, por deri më tani nuk kemi marrë ndonjë përgjigje.