Lajme
Aksident në Sllatinë, lëndohen tre persona
Demokracia
18:14 | 12 Qershor 2022
Ilustrim

Share:

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në afërsi të fshatit Sllatinë të Fushë Kosovës.

Tri vetura janë përfshirë në një aksident në fshatin Sllatinë të Fushë Kosovës ku për pasojë tre persona kanë mbetur të lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar për Demokracia.com zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Në afërsi Sllatinës rreth orës 14:00 është raportuar se për një aksident trafiku. Të përfshira kanë qenë tre automjete dhe është raportuar se tre persona kanë marrë lëndime trupore”, ka deklaruar Hoxha.

Ai ka bërë të ditur se njësiti i trafikut është duke u marrë me rastin./Demokracia.com/

Të ngjashme