Lajme
Aksident në Sllatinë, lëndohen katër persona
Demokracia
15:02 | 16 Janar 2023
Ilustrim

Share:

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në rrugën Pejë-Prishtinë, përkatësisht në fshatin Sllatinë.

Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës Luljeta Mehmeti.

“Nga të dhënat  e para që kemi nga terreni, mund të konfirmojmë  se sot më datë 16.01.2023 rreth orës 13:25 në rrugën magjistrale Pejë-Prishtinë ( Sllatinë) ka  ndodhur një aksident trafiku, ku të përfshira janë dy automjete me tabela vendore. Si  pasoj e aksidentit katër (4)  persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar  për trajtim mjekësor në QKUK”, tha Mehmeti.

Sipas saj njësitë relevante policore janë duke u marrë me rastin./Demokracia.com

Të ngjashme