Lajme
Aksident në Shqipëri, njëri nga të lënduarit u nis me helikopter drejt Tiranës
Demokracia
11:27 | 19 Shtator 2021

Share:

Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti i rëndë i ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Burrel-Ulëz, ku si pasojë mbetën të plagosur shoferi Z. Ç. dhe 5 pasagjerët.

Mësohet se të gjithë të plagosurit i përkisnin së njëjtës familje nga Dibra, shkruan abcnews.al. Ndërkohë raportohet se si pasojë e plagëve të marra një nga të plagosurit është transportuar me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Ndërsa 5 të plagosurit e tjerë janë dërguar me urgjencë në Tiranë.

Të ngjashme