Lajme
Aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë, tre të lënduar
Demokracia
19:22 | 19 Dhjetor 2022

Share:

Tre persona kanë pësuar lëndime pas një aksidenti në trafik.

Aksidenti ka ndodhur mes dy automjeteve në rrugën Prishtinë-Podujevë.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 16:30, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën Prishtinë -Podujevë. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Njësia rajonale e trafikut po merret me rastin”, ka bërë të ditur Ahmeti.

Të ngjashme