Lajme
Aksident në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen katër persona
Demokracia
18:02 | 20 Shkurt 2022

Share:

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në rrugën Prishtinë-Gjilan përkatësisht në fshatin Mramor.

Rastin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinë, Agron Borovci.

“Rreth orës 16:00 është raportuar për aksidentin e ndodhur në rrugën Prishtinë-Gjilan respektivisht në afërsi të fshatit Mramor. Në aksident janë përfshirë dy automjete. Katër persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, përderisa janë shkaktuar dhe dëme materiale”, tha Borovci.

Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti.​/Demokracia.com/

Të ngjashme