Lajme
Aksident në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë: Goditet këmbësori, bëhet për spital
Demokracia
22:00 | 07 Janar 2022
Foto/Ilustrim

Share:

Një aksident trafiku ka ndodhur pak më parë në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, ku si pasojë ka mbetur i lënduar një këmbësor.

Lajmi është konfirmuar për Demokracia.com nga zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se aksidenti mes një automjeti dhe këmbësorit, ka ndodhur rreth orës 21:30.

“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori i cili është dërguar për tretman mjekësor”, tha ajo.

Ahmeti në fund ka bërë të ditur se me rastin po merret njësiti i trafikut./Demokracia.com/

Të ngjashme