Lajme
Aksident në rrugën Mitrovicë-Zubin Potok, vdes një person dhe lëndohen tre të tjerë
Demokracia
09:59 | 26 Korrik 2021
Foto Ilustrim

Share:

Një person ka vdekur dhe tre të tjerë janë lënduar dje në jë aksident trafiku në rrugën Mitrovicë-Zubin Potok.

Në raportin e policisë thuhet se në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, përcjell Demokracia.com.

“Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar katër persona ku viktima femër kosovare pasi është dërguar në QKUK ka ndërruar jetë ndërsa tre të tjerët janë duke u trajtuar, dy në spitalin e Mitrovicës dhe një viktimë në QKUK”, thuhet në raportin e policisë.

Në lidhje me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet. /Demokracia.com/

Të ngjashme