Lajme
Aksident në rrugën Klinë-Gjakovë, lëndohet një person
Demokracia
16:15 | 26 Shkurt 2022
Ilustrim

Share:

Një person është lënduar sot në një aksident trafiku që ka ndodhur në aksin rrugor Klinë – Gjakovë.

Rastin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

“Rreth orës 11:30 një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Klinë – Gjakovë, në vendin e quajtur Kodra e Meqes, një person është lënduar”, tha Gjurkaj.

Ai tha më tej se personi që ka marrë lëndime trupore është liruar pasi ka marrë tretmanin mjekësor./Demokracia.com/

Të ngjashme