Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 15:30 në fshatin Petroc të Kamenicës, ku janë përfshirë dy vetura.
Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.
“Përpos dëmeve materiale në automjete, lëndime trupore kanë pësuar dy persona të cilët pas tretmanit mjekësorë në qendren emergjente në Gjilan janë liruar për në shtëpi”, tha Osmani për Demokracia.com.