Lajme
Aksident në rrugën Ferizaj-Shtime, lëndohen pesë persona, njërin furgon e kaplon flaka
Demokracia
16:18 | 08 Janar 2023

Share:

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes dy furgonave në rrugën Ferizaj – Shtime.

Njëri nga furgonët u kaplua nga flaka.

“Sot , rreth orës 14:50 në hyrje të Shtimes ka ndodhur një aksident komunikacioni ku janë përfshirë dy automjete furgon. Veç dëmeve të shkaktuara materiale, (njërin automjet e ka kapluar flaka) pesë persona kanë pësuar lëndime trupore, të cilët pasi kanë marrë ndihmën e parë në QKMF-Shtime, për tretman të mëtutjeshëm mjekësor janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj. Njësia e Hetimeve e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj po e heton rastin”, ka thënë zëdhënësi i policisë në rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Të ngjashme