Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur sot në rrugën magjistrale Ferizaj -Kaçanik, në vendin e quajtur Fusha e Pajtimit.
Rastin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili tha se si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona.
“Sot , rreth orës 10:00 në rrugën magjistrale Ferizaj -Kaçanik , në vendin e quajtur Fusha e Pajtimit, ka ndodhur një aksident komunikacioni në mes të dy automjeteve të udhëtarëve , njëra me targa vendore ,tjetrës me targa të huaja. Si pasojë e këtij aksidenti, përveç dëmeve të shkaktuara materiale në të dy automjetet , 3 persona janë lënduar lehtë”, tha Veseli.
Kujtojmë se në 24 orët e fundit, Policia ka njoftuar se në Kosovë kanë ndodhur 89 aksidente trafiku./Demokracia.com/