Lajme
Aksident në Rahovec, lëndohen shtatë persona
Demokracia
09:50 | 04 Mars 2023
Ilustrim

Share:

Shtatë persona janë lënduar, si pasojë e një aksidenti mes dy veturave, në rrugën “Minatori” të Rahovecit.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se deri tek aksidenti, me të dy veturat që drejtoheshin nga meshkuj kosovarë, ka ardhur për shkak  të mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës.

“AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME/Rr. Minatori, Rahovec 03.03.2023-15:00 Dy automjete me targa vendore me drejtues meshkuj kosovarë janë përfshirë në aksident trafiku në mes veti. Deri te aksidenti ka ardhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes kushteve të rrugës. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 7 persona (dy meshkuj dhe pesë femra)  kosovarë”. thuhet në raportin e PK-së.

Sipas Policia të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësor./Demokracia.com/

Të ngjashme