Lajme
Aksident në Rahovec, kamerat e filmojnë momentin kur furgoni e godet veturën
Demokracia
18:20 | 21 Tetor 2022

Share:

Një aksident i rëndë ka ndodhur të enjten në fshatin Ratkoc të Rahovecit.

Një furgon ka humbur kontrollin duke u munduar t’i shmanget një aksidenti me makinë, por ngjarja ka përfunduar më keq se që paramendohej.

Furgoni doli jashtë kontrollit dhe e goditi një burrë që ishte afër makinës së tij në pjesë të sigurt, afër dyqanit të një pompe derivatesh.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar ngjarjen e rëndë.

Lexuesi që e ka dërguar videon, ka rrëfyer se personi që u godit ndodhet në gjendje të rëndë dhe se është duke u trajtuar në spitalin e Prishtinës.

Pamjet janë publikuar nga RahoPress.

Të ngjashme