Lajme
Aksident në qendër të Gjakovës, lëndohet taksisti
Demokracia
15:26 | 03 Janar 2023

Share:

Një aksident ka ndodhur në afërsi të Pallatit të Kulturës në Gjakovë, ku janë përfshirë dy vetura, njëra prej tyre taksi. Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Elezaj ka thënë se i lënduar ka mbetur shoferi i taksisë.

“Rreth orës 13:20 ka ndodhur një aksident në rrugën ‘UÇK’ në mes dy automjeteve, deri më tani një person është duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Gjakovës. Dëmet materiale janë të konsiderueshme, ndërsa Njësia rajonale e komunikacionit rrugor është duke e trajtuar rastin në fjalë”, tha ai.

Të ngjashme