Lajme
Aksident në Prishtinë, rrokulliset një veturë
Demokracia
21:52 | 06 Gusht 2022

Share:

Një aksident komunikacioni ka ndodhur sonte afër shkollës “Gjergj Fishta” në Prishtinë.

Në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërkaq sipas informacioneve fillestare, nuk ka të lënduar.

Lajmin e konfirmoi, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 18:40 në kryqëzimin që lidhë rrugën ‘Bajram Kelmendi’ me rrugën ‘Mustafë Hoxha’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë dy automjete”.

“Bazuar në të dhënat fillestare aksidenti është vetëm më dëme materiale”, deklaroi Ahmeti.

 

Të ngjashme