Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti mes një veture dhe një motoçiklete në rrugën “Gollaku” në Prishtinë.
Rastin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orës 10:00 në rrugën Gollaku në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku rrugor në mes të një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një person”, tha Borovci.
Ai tha më tej se me rastin po merret njësiti i trafikut./Demokracia.com/