Lajme
Aksident në Pestovë, lëndohen 6 persona
Demokracia
09:29 | 28 Prill 2022
Ilustrim

Share:

6 persona janë lënduar në një aksident trafiku mëngjesin e sotëm në fshatin Pestovë.

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, përkatësisht në fshatin Pestovë me ç’rast janë lënduar gjashtë persona.

Këtë e ka konfirmuar për Demokracia.com zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Një aksident trafiku me të lënduar është shkaktuar rreth orës 08:00, në rrugë nacionale Mitrovicë-Prishtinë  përkatësisht në segmenti rrugor në fshatin Pestovë”, ka treguar Zahiti për Demokracia.com.

Ai ka thënë se në këtë aksident ku janë përfshirë dy vetura, kanë mbetur të lënduar gjashtë persona.

“Në aksident janë  përfshirë dy vetura, si pasojë e aksidentit  lëndime kanë pësuar gjashtë (6) persona të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor”, ka treguar Zahiti. /Demokracia.com/

Të ngjashme