Lajme
Aksident në Peran të Podujevës, katër të lënduar
Demokracia
21:32 | 04 Korrik 2022

Share:

Katër persona kanë marrë lëndime si pasojë e një aksidenti rrugor sot në Peran të Podujevës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës Arben Borovci.

“Rreth orës 17:45, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor në Peran të Podujevës. Në aksident janë përfshirë dy vetura dhe një autobus. Si pasojë e aksidentit katër persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtëve u është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor”, ka thënë ai.

Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve të aksidentit.

 

Të ngjashme