Lajme
Aksident në Pejë | Treni godet veturën, policia jep detaje
Demokracia
09:34 | 25 Shkurt 2023

Share:

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm reth orës 05:40, në fshatin Nakëll të Pejës.

Një person ka marrë lëndime të rënda trupore si pasojë e aksidentit.

Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Sipas tij, personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës, e më pas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), për trajtim të mëtutjeshëm.

“Rreth orës 05:40 të mëngjesit policia është njoftuar për një aksident në mes të trenit dhe një veture. Një person ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Spital të Pejës. Pastaj është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshme. Në vend të ngjarjes kanë dal të gjitha njësitet policore”, ka thënë Gashi për Demokracia.com.

Të ngjashme