Lajme
Aksident në Pejë, të përfshirë pjesëtarë të KFOR-it
Demokracia
16:20 | 24 Tetor 2023

Share:

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Leshan të Pejës, ku janë përfshirë një automjet i KFOR-it dhe një kamion.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Për momentin kemi informacion vetëm për aksidentin. Nuk kemi informata për gjendjen e të aksidentuarve”.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi
Në fotot e publikuara shihen pjesëtarë të KFOR-it të lënduar rëndë. Sipas zëdhënësit të policisë, aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 15:18 minuta.

Të ngjashme