Lajme
Aksident në Mitrovicë, lëndohen katër persona
Demokracia
23:05 | 29 Shtator 2022
Ilustrim

Share:

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, dhe tha se aksidenti ka ndodhur në segmentin rrugor në fshatin Lushtë të Mitrovicës.

“Aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 14:00, në rrugën rajonale Mitrovicë -Pejë segmenti rrugor në fshatin Lushtë të Mitrovicës. Në aksident është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit, katër persona kanë pësuar lëndime”, tha ai.

Zahiti nuk ka dhënë më shumë detaje ndërsa nuk është bërë i ditur as shkaktari i aksidentit.

Të ngjashme