Lajme
Aksident në Malishevë, lëndohen 2 persona
Demokracia
16:19 | 01 Maj 2023
Ilustrim

Share:

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore në një aksident trafiku në Asdrazup të Malishevës.

Në aksident janë përfshi dy automjete.

Këto informacione i dha zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Rreth orës 13:30 është raportuar aksident trafiku në fshatin Asdrazup-Malishevë. Të përfshira në aksident kanë qenë dy automjete dhe dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Rasti vazhdon të trajtohet nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugorë”, tha Elezaj.

 

Të ngjashme