Lajme
Aksident në magjistralen Prishtinë-Podujevë, katër të lënduar
Demokracia
15:57 | 19 Shtator 2021
Ilustrim

Share:

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti, në të cilin janë përfshirë dy vetura në fshatin Lupç të Podujevës.

Rastin për Demokracia.com e ka bërë të ditur zëdhënëja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 12:30 në fshatin Lupç të Podujevës, ka ndodhë një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit katër persona kanë pësuar lëndime trupore. Personat e lënduar kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor”, tha Ahmeti.

Ahmeti tha më tej se njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti./Demokracia.com/

Të ngjashme